Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov sot mohoi përfshirjen e tij në rastin ‘Haraçi’ dhe kërkoi nga ‘Republika’ ta heq ‘gënjeshtrën’ në të kundërtën do të padisë.
“Kërkoj menjëherë nga ‘Republika’ ta heq gënjshtrën se jam i përfshirë në rastin ‘Haraçi’ dhe të kërkojë falje për titullin që nuk ka lidhje me tekstin brenda. Në të kundërtën, për herë të parë në jetë do të padis. Nuk do të lejoj propaganda të me vendos në rast që nuk kam asnjë ndërlidhje”, deklaron Dimitrov, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai theksoi se pret propagandë por përgjigja e tij gjithmonë do të jetë e dinjitetshme.
“Pres edhe propagandë dhe luftë jo korrekte dhe përgjigja ime do të jetë gjithmonë e dinjitetshme, por në të njëjtën kohë e pamëshirshme ndaj kriminelëve dhe të gjithë ata që mbrojmë nëpërmjet gënjeshtrave. Hyra në politika që ta heqim trupin nga krimi dhe korrupsioni dhe asnjëherë nuk do të ndalohem në luftën kundër këtyre fenomeneve”, thotë Dimitorv.
Osmani vazhdon traditën e takimit me delegacionin bipartizan...
Gjesti tregon pse dyshon Anisa se i ka hedh kunja në një kën...
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masiviz...
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...