Google ADS

E pranon Tuchel: Neymar mund të luaj nesër për PSG-në

14:38 | 24 Gusht 2019
Arbresh Info

Trajneri Thomas Tuchel ka zbuluar se Neymar mund të bëjë paraqitjen e tij të parë për Paris Saint Germain të dielën kundër Toulouses.

Reprezentuesi brazilian ka bërë të qartë se dëshiron të largohet nga klubi në Parc des Princes këtë verë ndërkohë që Barcelona dhe Real Madridi janë të dy të interesuar për rikthimin e tij në Spanjë, transmeton portali arbresh.info.

Por, Tuchel ka pranuar se nëse brenda 24 orëve mund të vendoset se Neymar do të qëndrojë në klub atëherë sulmuesi do të jetë i pranishëm në ndeshjen e së dielës.

“Neymar mund të luaj nëse situata mes tij dhe klubit është e qartë nesër”, ka thënë Tuchel në konferencën para ndeshjes. “Ai është i gatshëm të luaj, por sot situata nuk është e qartë, ndoshta do të jetë nesër”

Pavarësisht fitores ndaj skuadrës të sapo promovuar Nimes, rekordi si e pamposhtur i PSG-së zgjati vetëm një ndeshje si pasojë e disfatës tronditëse ndaj Rennes në xhiron e fundit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme