LDK vendosë të hënën nëse futet në koalicion me Vetëvendosjen

14:06 | 24 Gusht 2019
Arbresh.info

Lidhja Demokratike e Kosovës po shqyrton momentalisht vetëm koalicionin me Lëvizjen Vetëvendosje.

Të paktën kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i kësaj partie, Besian Mustafa, raporton portali arbresh.info.

Ai tha se të hënën do të merret një vendim lidhur me këtë, por që insistojnë se posti i kryeministrit duhet t’i takojë LDK-së si partia më e madhe në vend.

“Kryesia shprehu vullnetin që në takimin e radhës të Këshillit të Përgjithshëm të diskutohet edhe për çështjen e koalicionit të mundshëm me Lëvizjen Vetëvendosje”, deklaroi ai.

“Pasi që jemi partia më e madhe në vend posti i kryeministrit i takon Lidhjes Demokratike si dhe në takimin e radhës të Kryesisë do të diskutohet edhe për mandatarin apo bartin e listës për kryeministrin e ardhshëm të Kosovës”, u shpreh Mustafa.

Ndërkohë flitet se pikërisht bartëse e kësaj liste pritet të jetë ish deputetja Vjosa Osmani, e cila edhe është deputetja femër më e votuar në zgjedhjet e fundit./arbresh.info/

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/463335484505982/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme