Përfundon mbledhja e LDK-së, flet Vjosa Osmani

13:55 | 24 Gusht 2019
A. B.

Lidhja Demokratike e Kosovës e ka shtyrë për të hënën nominimin e kandidatit për Kryeministër për zgjedhjet e parakohshme.

Kjo pasi që për kandidat për kryeministër janë përmendur emrat e Vjosa Osmanit dhe Kujtim Shalës, shkruan portali arbresh.info

Vjosa Osmani pas përfundimit të mbledhjes e pyetur nga gazetarët nuk ka treguar nëse do të jetë kandidate për kryeministre, ajo tha se kjo do të bëhet e ditur përmes një konference që do ta mbajë LDK-ja.

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/423025105003261/

 

Ndryshe, në rast se nuk do të ketë konsensus në Kryesi të partisë të hënën për ndonjërin prej emrave, atëherë votimi do të kalojë në votim në Këshillin e Përgjithshëm të partisë. /arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme