Isa Mustafa i autorizuari për të negociuar me Vetëvendosjen

13:38 | 24 Gusht 2019
Arbresh.info

Lidhja Demokratike e Kosovës është duke e mbajtur mbledhjen e Kryesisë, me ç’rast pritet ta autorizojë kryetarin e partisë, Isa Mustafën, që ta negociojë koalicionin parazgjedhor me Lëvizjen Vetëvendosje.

Kujtojmë se Mustafa gjatë mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm ka thënë se ende nuk e ka diskutuar me Albin Kurtin për postin e Kryeministrit.

Ndërkohë, si më e përfolura për pozitën e kandidatit për kryeministër është ish-deputetja, Vjosa Osmani.

Siç duket kjo ka bërë që Lutfi Haziri e Agim Veliu të mos shkojnë në mbledhjen e thirrur nga Mustafa.

Ndërkohë, ende nuk dihet zyrtarisht nëse partia e ka mënjanuar nga gara Lutfi Hazirin.

Në mbledhjen e sotme të thirrur nga LDK-ja, është marr vendim që Arban Abrashi të jetë Sekretar Organizativ.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme