I sapo aderuari pak ditë më parë në Nisma Socialdemokrate, Bekim Brestovci, i cili në Diasporë njihet për namin dhe organizimet e komunitetit shqiptare ne Evropë, pak para fushatës elektorale dhe pas koalicionit të partisë së tij NISMA me AKR e Pacollit, Brestovci ka vlerësuar Nismën lart për vendimet e fundit.
Ai në një postim në llogarinë e tij Facbook, Nismen e ka quajtur si nje bosht të ri Politik në vend.
Postimi i tij i plotë
NISMA SOCIALDEMOKRATE , KRIJON BOSHTIN E RI POLITIK.
Koalicioni NISMA-AKR, është vetëm fillimi i krijimit të një boshti të ri politik në skenën politike kosovare.
Koalicionat e reja që NISMA do i krijon javën që vie do i sjellin arenës politike një strukturë të fuqishme politike, garantuese për një klimë të re politike dhe për një qeveri stabile.
Me Fatmir Limaj, kandidat për kryeministër , boshti i ri politik në garën zgjedhore do jetë sfidues për çdo parti politike dhe njëherit do jetë forca politike më premtuese për avansimin dhe realizimin e proceseve ekonomiko-sociale , atyre zhvillimore dhe politike.
Për NISMEN SOCIALDEMOKRATE , krijimi i këti boshti të ri politik,me partnerët e koalicionit, jo vetëm që paraqet një epokë të re politike por njëherit është edhe modeli më funksional i bashkimit të forcave politike rreth NISMES SOCIALDEMOKRATE . /arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...