Përderisa tre të katërtat e banorëve në Bashkimin Evropian (BE) udhëtimet që i bëjnë për arsye turistike ose arsye tjera preferojnë vendin e tyre, numri më i madh i udhëtimeve brenda vendit është preferuar nga rumunët.
Sipas informacionit që Anadolu Agency (AA) ka përpiluar nga raporti i fundit i Zyrës Evropiane të Statistikës (Eurostat) në vitin 2017 banorët e BE-së kanë bërë 1,3 miliard udhëtime me akomodim për natë prej 6,4 miliardë. Kohëzgjatja e një udhëtimi mesatar është përcaktuar të jetë 5,1 natë. Udhëtimi i banorëve të BE-së në vitin 2017 është rritur për 4 për qind në krahasim me një vit më parë.
73 për qind nga udhëtimet e banorëve të BE-së i bëjnë në vendet ku banojnë, ndërsa 27 për qind jashtë shteteve. Prej udhëtimeve jashtë shtetit, 21 për qind bëhen në vendet tjera të BE-së, 6 për qind jashtë BE-së.
Banorët e BE-së udhëtimet e tyre 49 për qind i bëjnë për pushime, 35 për qind për të vizituar të afërm dhe shokët e tyre, 12 për qind për qëllime biznesi si dhe 4 për qind për arsye të tjera.
Në kuadër të udhëtimeve të bëra, prej 6,4 miliardë netëve që banorët e BE-së kanë kaluar është preferuar akomodim me qira. Prej këtyre 32 për qind janë hotele ose vende të ngjashme, 17 për qind shtëpi pushimi dhe banesa, ndërsa 6 për qind u përbë nga zona kampesh.
– Brenda vendit më së shumti u preferua nga rumunët
Rumunia zuri vendin e parë në mesin e shteteve të BE-së ku udhëtimet më së shumti janë bërë brenda vendit me 95 për qind, pas së cilës erdhi Spanja me 91 për qind, Portugalia 89 për qind, Greqia 88 për qind, Franca 87 për qind dhe Bullgaria 86 për qind.
Nga ana tjetër Luksemburgu u bë vendi i parë banorët e të cilëve me 98 për qind preferuan të udhëtojnë jashtë vendit. Luksemburgu u ndoq nga Belgjika me 80 për qind, Malta 68 për qind dhe Sllovenia me 62 për qind.
Në udhëtimet brenda dhe jashtë vendit më së shumti u përdorën automjetet motorike private ose me qira, me 64 për qind.
– Franca, vendi i parë për udhëtime me tren
Në kuadër të shëtitjeve turistike Franca me 15 për qind ishte vendi i parë në BE, ku më së shumti është përdorur treni si mjet transportues. Pas saj me 14 për qind vjen Gjermania. Treni më së paku është përdorur në Greqi dhe Slloveni me një për qind, dhe me dy për qind në Bullgari dhe Kroaci.
Udhëtimet nëpërmjet rrugëve detare në Maltë u realizuan me 37 për qind dhe Greqia me 17 për qind.
Me autobus më shumë u preferua të udhëtohet me 19 për qind në Rumani dhe Kroaci.
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...