Google ADS

BDI shprehet e shqetësuar nga lidhjet e bandave të drogës me partitë

12:55 | 24 Gusht 2019
Arbresh.info

Nëpërmjet një njoftimi të Bashkimit Demokratik për Integrim përshëndeten dhe përkrahen aksionet policore anti-drogë në Gostivar dhe Tetovë duke inkurajuar institucionet e rendit që ta intensifikojnë edhe më tepër kontrollin e reptë.

“Bashkimi Demokratik për Integrim thërret për zero tolerancë dhe luftë të pakompromistë ndaj bandave të drogës si kancer i shoqërisë”, thuhet në njoftimin e BDI-së.

BDI në njoftim shpreh shqetësim të thellë për lidhjet e ngushta dhe strehimin politik që iu mundësohet bandave të drogës nga parti politike, siç është rasti i të arrestuarit të djeshëm në Tetovë me mbi 20 kilogram drogë.

“Lidhja e politikës me botën e krimit është e papranueshme për ne dhe për qytetarët andaj edhe organet e rendit duhet që të marrin masa të menjëhershme për ta parandaluar dyzimin e krimit dhe partive politike”, thuhet në njoftimin e BDI-së./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme