11:28 | 24 Gusht 2019
Arbresh.info
Populli anglez njihet nga historia si kolonizator i shumë vendeve nëpër kontinente të ndryshme, njihet edhe si shtëpia e shumë mendjeve të ndritura që ndryshuar rrjedhën e njerëzimit me shpikjet dhe idetë e tyre.
Pra, mund të themi pa pikë frike se mençuria ka kaluar dhe ka bujtur për një copë herë të mirë në Angli.
Për kënaqësinë e lexuesve kemi përzgjedhur disa thënie që i atribuohen këtij populli:
- Ai që shkruan e lexon asnjëherë s’do të kërkojë lëmoshë.
- Ai që mban shishen e pijes dhe i dridhen duart, pi gjak, jetën e lotët e tij dhe të familjes.
- Ai që mungon e ka gjithmonë gabim.
- Ai që shikon lojën, sheh më tepër se lojtari.
- Ajo që dimë është një pikë, ajo që nuk dimë është një oqean i tërë.
- Betimet janë fjalë, fjalët i merr era.
- Çdo virtyt është midis dy vesesh.
- Ç’vlerë ka të nxitosh kur je në rrugë të shtrembër?
- Dashurinë falja gruas, besimin nënës.
- Dembeli aq ngadalë i bën hapat, saqë varfëria shpejt e zë.
- Deri 25 vjeç, fëmijët i duan prindërit, mbi 25 i qortojnë, mbi 30 u kërkojnë falje.
- Dinjiteti i politikës është të mos humbë ndjenjën e së tërës.
- Dita ka sy, kurse nata ka veshë.
- Duke e detyruar njeriun të heshtë nuk e kemi bindur.
- Fëmijët e vegjël thithin gjirin e nënën, fëmijët e rritur “thithin” babanë.
- Fjala e dhënë, shigjetë e shtënë.
- Gjashtë orë gjumë për burrin, shtatë për gruan, tetë për të marrin.
- Gjumi i hershëm dhe zgjimi i hershëm të bëjnë të shëndoshë, të mençur e të pasur.
- Ha që të kënaqësh veten, vishu që të kënaqësh të tjerët.
- Huadhënësit kanë kujtesë më të mirë se huamarrësit.
- Inati të plak, e qeshura të rinon.
- I riu e kërkon rininë tek e papritura, i vjetri te zakoni.
- I rrituri mes fëmijësh do kohë të bëhet fëmijë, fëmija mes të rriturish bëhet shpejt burrë.
- Janë dy njerëz pa të meta, njëri ka vdekur, tjetri nuk ka lindur akoma.
- Jeta duhet të jetë një kërkim, zbulim dhe “gjuajtje” e përjetshme dhe pambarim.
- Jeta është një gjë e madhe, e përbërë prej gjërash të vogla.
- Jeta fillon në të ‘40-tat.
- Kujdesu gjithmonë që pasqyra në të cilën shihesh mos të të bëjë të skuqesh.
- Kur varfëria hyn për dere, dashuri ikën nëpër dritare.
- Martesa është shumë më tepër sesa 4 këmbë të zhveshura në krevat.
- Miku që arriti pushtet, mik i humbur.
- Natyra na i ka dhuruar veshët, që vazhdimisht janë të hapur, dhe gojën – dhe gojën të cilën shpeshherë është mirë të mbahet mbyllur.
- Ndize qiriun e atij tjetrit por mos e fik tëndin.
- Në errësirë duhet dritë, në fatkeqësi mend.
- Nëna e mirë nuk pyet a dëshiron, por jep.
- Nëse do të pushosh gjatë, do të ndryshkesh shpejt.
- Ngul këmbë me duar të sigurta.
- Njerëzit e mençur mësojnë nga gabimet e huaja, të marrët nga të vetat.
- Njerëzit pushojnë së menduari kur pushojnë së lexuari.
- Sa më i vjetër violinisti aq më i ëmbël tingulli.