Google ADS

Xabi Alonso mendon rikthimin te Liverpooli?

11:21 | 24 Gusht 2019
Arbresh Info

Trajneri i ekipit B te Real Sociedadi, Xabi Alonso ka pranuar se rikthimi te Liverpooli është plan në karrierën e tij.

Heroi i “Redsave” u largua nga Real Madridi për të marrë detyrën në Real Sociedad B para fillimit të sezonit të ri 2019/20, transmeton portali arbresh.info.

Xabi ka thënë: “Tani ata kanë një menaxher fantastik dhe të gjithë nga ne tifozët e Liverpoolit e duan Jurgen Kloppin dhe gjithçka që bënë ai”

“Ju e ndjeni që ai ishte personi i duhur në mënyrën se si përqafoi kulturën e Liverpoolit, mënyra se si ka qëndruar në raport me tifozët, ju mund ta shihni se ka qenë duke bërë një punë të mirë”

“Madje dhe pritshmëritë më të mëdha janë arritur. Ai është personi i duhur për momentin”, shton Alonso./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme