Arrin Vjosa Osmani e Ismet Beqiri në mbledhjen e LDK-së

11:05 | 24 Gusht 2019
Arbresh.info

Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbajë mbledhjen e Kryesisë.

Në këtë mbledhje pritet të merret vendim për koalicionet e mundshme parazgjedhore, raporton arbresh.info.

Deri tani në zyrën e LDK-së ka arritur Vjosa Osmani, Ismet Beqiri e Vlora Dumoshi.

Ndryshe Lidhja Demokratike pritet që gjithashtu të caktojë kandidatin për kryeministër, ku gara është në mes të Vjosa Osmanit, Kujtim Shalës, Avdullah Hotit e Lutfi Hazirit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme