Google ADS

Pas zjarrit, nis shiu në Amazonë

00:14 | 24 Gusht 2019
Trina Galanxhi

Sikurse dihet prej disa ditësh, pylli gjigant i Amazonës është mbuluar nga flakët.

Mediat në mbarë botën kanë ngritur alarmin, pasi situata është përkeqësuar ndjeshëm dhe rrezikohet zhdukja e ksaj sipërfaqeje e cila prodhon 20% të oksigjenit në tokë.

Tymi i pyllit të djegur ka kaluar edhe në qytetet më të afërta, ndërsa janë gjetur kafshë të përvëluara nga flakët.

Mirëpo, pas ditësh flakë që shkrumbuan gjithçka, në pyllin e Amazonës ka ndodhur mrekullia!

“Express.co.uk” shkruan se në disa zona të pyllit të Amazonës ka nisur të bjerë shi, gjë e cila ka ndihmuar në shuarjen e flakëve.

Megjithatë, sipërfaqja e Amazonës është tepër e madhe dhe shiu ka rënë vetëm në disa zona të caktuara, ndërsa pjesa tjetër vazhdon të digjet./Blitz.al/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme