Pirja e kafes gjatë shtatzënisë dëmton mëlçinë e fëmijës

22:43 | 23 Gusht 2019
Trina Galanxhi

Gratë shtatzëna që konsumojnë disa kafe në ditë mund të rrezikojnë të dëmtojnë mëlçinë e fëmijës së tyre, ka gjetur studimi i fundit.

Konsumimi i kafeinës u gjet që prish zhvillimin e mëlçisë para dhe pas lindjes, zbuluan autorët e një studimi të botuar në Journal of Endocrinology, transmeton portali arbresh.info

Eksperimenti i kryer me minjë foshnjat e minjve të ekspozuar ndaj kafeinës kishin nivele më të ulëta të një hormoni të mëlçisë dhe nivele më të larta të kortikosteroidit të hormonit të stresit pas lindjes.

Shkencëtarët besojnë se kjo mund të shkaktojë sëmundje të mëlçisë yndyrore te fëmijët.

Shkencëtarët u dhanë minjve shtatëzënë një dozë kafeine ekuivalente nga dy deri në tre kafe ose një dozë e njëjtë me gjashtë deri në nëntë kafe. Ekipi ekzaminoi funksionin e mëlçisë dhe nivelet e hormoneve të bebeve të minjve.

Ekuivalenti i dy deri në tre filxhanë kafe duket se rrit rrezikun e pasardhësve të minjve që zhvillojnë sëmundje të mëlçisë më vonë në jetë duke ndikuar në hormonet e rritjes.

Yinxian Wen, bashkëautor i studimit në Universitetin Ëuhan në Kinë, shpjegoi se mekanizmat kompensues fillojnë pas lindjes që shpejtojnë rritjen dhe rivendosin funksionin normal të mëlçisë.

“Puna jonë sugjeron që kafeina prenatale nuk është e mirë për foshnjat dhe, megjithëse këto gjetje ende duhet të konfirmohen te njerëzit, unë do të rekomandoja që gratë të shmangin kafeinën gjatë shtatëzanisë,” tha Wen./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme