Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur 9 aktakuza për 11 persona

14:39 | 23 Gusht 2019
Arbresh.info

Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë – Departamenti i Përgjithshëm, është ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “ Lëndim i lehtë trupor”.

Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Gjakovë – Departamenti i Krimeve të Rënda , ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër dy (2) personave, për shkak të dyshimit të bazuar se kane kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shitja ose shpërndarja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’.

Aktakuzat:
Në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm, janë ngritur nëntë (9) aktakuza, kundër njëmbëdhjetë (11) personave për këto vepra penale:
Dy (2) aktakuza, kundër dy (2) personave për veprën penale “ Lëndim i lehtë trupor”,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikim i Trafikut Publik”,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për veprën penale “ Falsifikim i Dokumenteve”,
Një (1) aktakuzë, kundër dy (2) personave për veprat penale “ Sulmi” dhe “Lëndim, i lehtë trupor”,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje e shërbimeve”,
Një (1) aktakuzë, kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhje e Rende”,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për veprat penale “Kanosje” dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë” dhe
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor’’ lidhur me veprën penale ‘’Dhunë në familje”./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme