Një aksident i rëndë ka ndodhur mes nëntë automjeteve.
Sipas informacioneve paraprake tre persona kanë mbetur të lënduar, raporton arbresh.info.
E dëshmitarët kanë thënë se ishte mosfunksionimi i frenave të kamionit ato që shkaktuan aksidentin.
Për arbresh.info tregon dëshmitari Valdrin Berisha se si rrodhi e tërë ngjarja.
“Jom kon me motor kur kom pa që kamioni është në shpejtësi shumë të madhe, një punëtor që ka qenë prapa, shoferi ka bërë çmos për me e shmang, por nuk i kanë bo frenat. Për fat rruga ka qenë e hapur dhe kamioni ka ardhë në krejt trakën tjetër ku i ka godit makinat që jon kanë në rrugë. Punëtori i kompanisë së pastrimit u kon i rrëzum në tokë, edhe e kom pa edhe një gru, dmth dy persona i kom pa të lëndu, por nuk di për gjendjen e tyre shëndetësore”, tha dëshmitari.
Ndërkohë edhe Policia e Kosovës e ka konfirmuar për arbresh.info aksidentin.
“Rreth orës 13:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në rrugën Agim Ramadani në Prishtine. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira 9 vetura dhe një kamion. Si pasojë e aksidentit deri tani ndihme mjekësore u është ofruar tre personave. Me rastin po merren njësitet përkatëse”, ka thënë Ahmeti./arbresh.info.
LEXO EDHE: Policia jep detaje për aksidentin mes 9 veturave dhe kamionit
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu miraton “në ...
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...
PS propozon datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...
Sara: Dua të heq anash çdo emocion
Fjalimi i Presidentes, Tahiri: Deklaratat se nuk mund t’i be...