Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, ka dhënë shembull se si nën udhëheqjen e tij nuk do të lejohet korrupsioni dhe nepotizmi.
Sipas Kadri Veselit, shkarkimi i Komisionit Përzgjedhës për drejtorin e ri të Muzeut të Kosovës nga ministri që vjen nga partia e tij, Kujtim Gashi është njëra prej dëshmive, shkruan portali arbresh.info.
“Shkarkimi i Komisionit Përzgjedhës për drejtorin e ri të Muzeut të Kosovës nga ministri Kujtim Gashi dhe anulimi i tërë këtij procesi është dëshmi se nën udhëheqjen time nuk do të lejoj korrupsion dhe nepotizëm”.
Tutje Veseli tha se këto dy dukuri negative që kanë karakterizuar thuajse secilën qeveri të pasluftës do të luftohen me vepra konkrete e jo me fjalë.
“Korrupsioni dhe nepotizmi po na dëmtojnë në të gjitha fushat e jetës dhe ne do ta luftojmë atë në të gjitha drejtimet, jo me fjalë, por me vepra konkrete. Lufta kundër korrupsionit dhe nepotizmit nuk përfundon për një ditë, por kërkon vendime të guximshme, sikurse vendimi i sotëm i Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Ne duhet t’u japim sa më shumë mundësi të rinjve, siç kemi filluar ta bëjmë në PDK dhe siç do të vazhdojmë ta bëjmë. Duke e luftuar korrupsionin dhe nepotizmin, sikurse ministri Kujtim Gashi, ne do të mund të investojmë edhe më shumë tek të rinjtë dhe ta ndalojmë largimin e tyre”, përfundon shkrimin e tij kryetari në largim i Kuvendit./arbresh.info/
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...
Rutte flet me Erdoganin për situatën e sigurisë në Kosovë
Vera e ardhshme pritet ta gjej në skuadër të re Fisnik Aslla...