Franck Ribery është prezantuar si lojtar i ri i Fiorentinës.
Sulmuesi francez ka zgjedhur fanellën me numrin shtatë te klubi ‘Vjollcë’, dhe ka synime të mëdha me Fiorentinën.
Fillimisht ai ka thënë se ka ardhur në Serie A për ta ndihmuar Fiorentinën jo për të qenë konkurrenti i Ronaldos.
“Kam ardhur në Serinë A pasi ka skuadra të mëdha. Por jam këtu për të ndihmuar Fiorentinën, jo për të qenë konkurrenti i Ronaldos”, bëri të qartë ai që në fillim.
Ish-anësori i Bayernit ka thënë se dëshiron të luaj deri në moshën 40 vjeçare si kapiteni legjendar i Romës, Francesco Totti.
“Futbolli është jeta ime, kam një dashuri të madhe për këtë sport, për punën time. Për këtë kam vendosur që të qëndroj në Evropë në vend që të pranoja oferta të tjera. Do të më pëlqente të luaja deri 40 vjeç, si Totti, një kampion që vlerësoj shumë”.
36-vjeçari thotë se synon ta dërgojë skuadrën e tij në garat evropiane, pasi ka për qëllim të zë tri ose pesë pozitat e para.
“Shpresoj që të jem ende vendimtar në fushë, dua t’i jap diçka të re këtij klubi që ka shumë ambicie. Do të dëshiroja ta çoja mes pesë apo tri skuadrave të para në klasifikim”, deklaroi francezi.
Tragjedia në Gjermani, e përsëritur/ Sulmet terroriste në 20...
Tensionet në orët e vona, Olta: Gjesti mund ta nxirrte Xuxin...
Sulmi në Magdeburg, ambasadori i Kosovës në Gjermani: Lutjet...
Sulmi në Gjermani/Begaj: Sulmi ndaj qindra njerëzve duhet të...
Tragjedia në Gjermani: Reagojnë liderët evropianë – dërgojnë...
Tragjedia në Magdeburg po trajtohet si sulm terrorist