Niveli i detit Mesdhe shumë shpejt pritet të rritet. Alarmi këtë herë ngrihet nga shkencëtarët e Institutit kombëtar të gjeofizikës dhe vullkanologjisë të cilët llogarisin se niveli mund të rritet me 20 centimetra deri në 2050-tën, dhe 57 deri në 2100.
Në zona të veçanta si laguna e Venezias, uji mund të ngrihet me deri në 82 centimetra. Në llogaritje përfshihen edhe efektet e lëvizjes vertikale të tokës, të përcaktuara nga matjet gjeodezike të realizuara 20 vitet e fundit.
Studimi parashikon dy skenarë të mundshme të nivelit të detit në 2050-tën dhe 2100-tën, të llogaritura mbi bazë të projektimeve klimatike të siguruara nga paneli ndërqeveritar i ndryshimeve klimatike.
Ndërsa në skenarin e parë llogaritet një rritje prej 20 dhe 57 centimetra në vitet e lartpërmendura, në të dytin vlerësohet se niveli do të ndryshojë me 17 dhe 34 centimetra.
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjëra ng...
Barku i madh shkakton osteoporozën edhe tek meshkujt
Njëqind vjet më parë u ndërtua autostrada e parë në botë, a ...
Apple do ta mbajë kamerën telefoto periskop ekskluzivisht pë...
Rrëzimi i avionit në Lituani ngre dyshime se mund të jetë i ...
Ismajli vazhdon paraqitjet e jashtëzakonshme në Serie A