Agim Ademi i dhuron fanellën e kombëtares aktores Arta Dobroshi pas vizitës në FFK

12:53 | 23 Gusht 2019
Arbresh Info

Presidenti Agim Ademi ka pritur sot në zyrën e tij aktoren shqiptare me famë botërore, Arta Dobroshi.

Gjatë këtij takimi presidenti Ademi e përgëzoi aktoren Dobroshi për të arriturat e saj në botën e filmit, teksa e informoi edhe për të arriturat e FFK-së, sukseset e Kombëtares së Kosovës, si dhe për përkrahjen që i jep KE zhvillimit të futbollit të vajzave.

Ndërkaq, aktorja jonë e famshme uroi që Kosova të vazhdojë rrugën e suksesit në futboll dhe në të ardhmen e afërt të jetë edhe pjesë e Kampionatit Evropian dhe atij botëror.

Në fund, të takimit presidenti Ademi ia dhuroi aktores Dobroshi një fanellë të Kombëtares së Kosovës, duke e ftuar njëherësh që të jetë e pranishme në ndeshjet e Kosovës si mysafire e veçantë sa herë që ajo të ketë mundësi./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme