Ndërmarrja Publike “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” në Shkup dje ka filluar me përjashtimin e kyçësve të paligjshëm në rrjetin e ujësjellësit në Komunën Saraj.
Ashtu siç thonë nga ndërmarrja, një numër i madh i banorëve të këtij rajoni me vite në mënyrë të paligjshme kanë qenë të kyçur në rrjet, dhe nuk kanë paguar asnjë denarë për shfrytëzimin e ujit, ndërkaq kanë harxhuar sasi të madhe pasi që e kanë shfrytëzuar për vaditje të tokave bujqësore, njofton SDK, transmeton Portalb.mk.
“Edhe përskaj të gjitha paralajmërimeve, apeleve dhe takimeve me popullatën, në të cilat i kemi informuar se duhet që të kyçen në rrjetin e Qytetit, atë askush nuk e ka bërë. Po vaditen toka, serra, hapësira bujqësore e oborre. Po harxhohet uji për pije, ndërkaq po ulet furnizimi normal me ujë të pijshëm dhe nga komuna fqinje Gjorçe Petrov të cilët i paguajnë faturat”, thotë drejtori i “Ujësjellësi dhe Kanalizimi”, Dushko Veskovski.
Në terren, përskaj ekipeve të “Ujësjellësit” kanë dalë edhe inspektorët e Qytetit të Shkupit, por edhe policia. Qytetarët që janë të kyçur në mënyrë të paligjshme, inspektorët u kanë shqiptuar dënime, ndërkaq do të dorëzohen edhe padi penale. Nga ndërmarrja thonë se aksione për përjashtimin e kyçësve të paligjshëm do të vazhdojë edhe këto ditë.
Gjesti rrëfen në detaje se çfarë u bë shkak i ndarjes me Xhe...
Rritet çmimi i gazit dhe elektricitetit në Britani/ Inflacio...
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë pa...
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Një i lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...