Emery me mesazh të qartë për Mustafin: Largohu nga Arsenali

08:25 | 23 Gusht 2019
Arbresh Info

Trajneri i Arsenalit, Unai Emery ka thënë se Shkodran Mustafi dhe Mohamed Elneny duhet të largohen nga klubi para mbylljes së merkatos evropiane të transferimeve.

Emery ka paralajmëruar lojtarët se do të shfrytëzohen rrallë te “Topçinjtë” këtë sezon nëse vendosin për të vazhduar qëndrimin në klub, transmeton portali arbresh.info.

Mustafi është kritikuar shumë nga tifozët për performancat e tij sezonin e kaluar pas një numri të madh gabimesh dhe me arritjen e David Luiz, prezenca e tij në formacionin startues do të jetë e rrallë.

Nga ana tjetër, Elneny ka bërë vetëm pesë paraqitje në Premierë Ligë sezonin e kaluar dhe ka dështuar për të arritur inkuadrimin në skuadër edhe në bankinë në dy ndeshjet e para.

Merkato evropiane e transferimeve mbyllet më 2 shtator dhe Emery i ka këshilluar ata për kërkim të një sfide të re.

“Ata janë të dy lojtarë të mëdhenj dhe për një rrethanë apo tjetër, ata do të kenë më pak shanse për të shfaqur kapacitetin ose për të qenë të lumtur me ne dhe minutat që do të luajnë në ndeshje”, ka thënë Emery, transmeton portali arbresh.info.

“Por, ata e dinë situatën dhe unë me të vërtetë i uroj më të mirat atyre. Mendoj se gjëja më e mirë për ata është të qenurit protagonist në një tjetër skuadër dhe për të provuar një sfidë të re”

“Vitin e kaluar Mustafi dhe Mo kur nuk kanë luajtur nuk ishin të lumtur dhe kam folur shumë herë me ata vitin e kaluar dhe gjatë ndeshjeve parasezonale”

“Mendoj se është një gjë pozitive për ata që të largohen për një tjetër skuadër ku ata mund të jenë protagonistë dhe të lumtur për të vazhduar karrierat e tyre”

Mustafi është përfolur për largim në formë huazimi te skuadra italiane AS Roma me opsionin për blerje më pas për 23 milionë funta./arbresh.info/

Të ngjashme