Mesfushori ofensiv kosovar i Liverpoolit, Xherdan Shaqiri, vazhdon të ketë përkrahjen e tifozëve.
Shaqiri së fundi ka deklaruar se nuk është i kënaqur me situatën e tij aktuale në klub. Ai ka luajtur vetëm 11 minuta me skuadrën e parë këtë stinor, dhe atë në ndeshjen e Superkupës së Anglisë kundër Manchester Cityt, kur realizoi një penallti gjatë ekzekutimit të penalltive.
Shaqiri nuk është paraqitur në asnjë ndeshje të Liverpoolit që nga atëherë, përfshirë dy në ligë dhe një për Superkupën e Evropës. Spekulimet për të ardhmen e tij në klub po vazhdojnë.
Të mërkurën pasdite Liverpooli në faqen e vet në Twitter postoi një video të Sadio Manes, Joel Matipit dhe Shaqirit duke treguar shkathtësitë e tyre. Video mori një numër të mesazheve të tifozëve të Liverpoolit që kanë treguar përkrahje për Shaqirin. Ata kanë kërkuar që Shaqiri të aktivizohet në fundjavë ndaj Arsenalit. “Lëre Shaqirin të luajë”, ka qenë një nga thirrjet e tifozëve.
Është raportuar më herët se për Shaqirin është duke shprehur interesim skuadra e Ligue 1, Monaco.
Arsyet përse gripi zgjat dhe nuk largohet lehtë, ja çfarë su...
Çfarë thonë exit poll-et e para?
Notat e lojtarëve: Real Madrid 1-3 Milan, Maignan heroi i ...
Dita e Zgjedhjeve përgjithësisht e qetë, me probleme dhe von...
Çështjet që shqetësojnë votuesit janë demokracia dhe ekonomi...
Kevini mundohet ta puthë Anën, kjo e fundit befason me vepri...