Kurti: Do ta kthejmë Elez Blakajn në Kosovë

21:06 | 22 Gusht 2019
A. B.

Albin Kurti me premtim të madh parazgjedhor: Do ta kthejmë Elez Blakajn në Kosovë

Kryetari i LVV, Albin Kurti në një lidhje live në Facebook ka dhënë një premtim të madh parazgjedhor.

Ai tha se do ta kthej në Kosovë prokurorin e njohur, Elez Blakaj i cili është strehuar në SHBA.

“Ndër gjërat e para që do të bëjë Lëvizja Vetëvendosje në qeverisje është se do ta kthejmë Elez Blakajn në Kosovë. Prokurorin Elez Blakaj i cili iku sepse e përndoqën nga Kosova, ndodhet në strehim në ShBA. Pas zgjedhjeve me qeverinë tonë të re do të mund të kthehet në vendin tonë.”, u shprehë ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme