Maurizio Sarri nuk do të jetë në bankinën e Juventusit në dy ndeshjet e para të Serie A.
Kampionët e Italisë, në dy ndeshjet e para në Serie A, nuk do të kenë në bankinë trajnerin Sarri, i cili është diagnostikuar me pneumoni.
Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e Juventusit.
“Maurizio Sarri iu është nënshtruar testeve të mëtutjeshme mjekësore, të cilat treguan një përmirësim të mirë klinik”, thuhet në njoftimin e Juventusit, përcjell lajmi.net.
“Për t’u rikuperuar plotësisht nga pneumonia që e goditi gjatë ditëve të kaluara, trajneri nuk do të ulet në stol në dy ndeshjet e para të Serie A kundër Parma dhe Napolit”.
Kampionati elitar i futbollit italian, fillon këtë fundjavë.
Të shtëna me armë zjarri në Malishevë, policia arreston tetë...
Zhduket një vajzë në Prizren
Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë, rasti po het...
Liderët në tubime të diskutueshme me diasporën
Policia shqiptoi 1 mijë e 650 gjoba brenda një jave në Gjila...
Përplasen Ana e Lela: ”Fol normal”, ”Ti shkon flet cepave me...