Presidenti i FFK-së telegram ngushëllimi për familjen Vala

17:54 | 22 Gusht 2019
A. B.

Sporti kosovar sot mori një lajm të hidhur.

Flamur Vala, ish-futbollist i ekipit të Gjakovës, e më vonë edhe trajner i “KF Gjakova” dhe “KF Vëllaznimi”, ku la gjurmë të mëdha.

Për këtë rast, presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi i ka dërguar telegram ngushllimi familjes Vala.

Ky është mesazhi i plotë i tij:

Prishtinë, 22 gusht, 2019

E nderuara familje e Flamur Valës!

Me pikëllim të thellë e morëm lajmin për vdekjen e Flamur Valës, ndaj ju lutem që në emrin tim, KE të FFK-së dhe tërë komunitetit të futbollit, më lejoni të ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe të thella për humbjen e më të dashurit tuaj.

Kontributi i Flamurit për futbollin ishte i madh dhe i vlerësuar nga të gjithë. Ai u shqua si portier e më pas edhe si trajner në KF “Gjakova” dhe KF “Vëllaznimi”, ku la gjurmë të pashlyeshme. Flamuri ishte punëtor i madh sportiv, mik i jashtëzakonshëm e i respektueshëm dhe si të tillë do ta kujtojmë gjithmonë.

Në këto momente të vështira për ju, të gjithë jemi afër që ta përballoni dhimbjen për më të dashurin tuaj.

U prehtë në paqe shpirti i tij!

Me respekt

Agim Ademi, president i FFK-së

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme