Legjenda e Arsenalit, Thierry Henry ka pranuar se do të bënte gjërat ndryshe nëse merr sërish detyrën si trajner te AS Monaco.
Fituesi i Kampionatit Botëror qëndroi për vetëm tre muaj në detyrë sezonin e kaluar para se të shkarkohej, transmeton portali arbresh.info.
“Është zemra ime që flet. Dua të kthehem aty ku fillova. Nuk pendohem për atë që ndodhi”, ka thënë fillimisht Henry për The Telegraph.
“Nëse do e kisha ditur se do të zgjaste vetëm tre muaj, unë mund të kisha vepruar ndryshe, por planifikoja për të bërë diçka për të ardhmen dhe është shumë vështirë për ta bërë në një kohë kaq të shkurtër”
“Nëse nuk keni rezultate, sido që të jenë rrethanat, ju duhet të largoheni. Kam dëgjuar shumë njerëz që kanë dhënë mendime rreth asaj që ndodhi në Monaco dhe të gjithë ishin gabim, por nuk do të flas kurrë për detajet”, përfundoi Henry./arbresh.info/
Maignan pranë rinovimit me Milanin
Pacolli uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Festojmë me krenari s...
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër