Kryeministri i Pakistanit, Imran Khan ka deklaruar se nuk ka kuptim të flitet me Indinë e cila ka anuluar nenin kushtetues që i njeh statusin e veçantë Xhamu Kamshirit dhe se përpjekjet për dialog me qeverinë e New Delhit kanë dështuar, transmeton Anadolu Agency (AA).
Khan në një intervistë për gazetën amerikane “New York Times” ka kritikuar ashpër Indinë lidhur me çështjen e Kashmirit.
“Nuk ka kuptim të flasim me Indinë. Dua të them se kam biseduar aq sa ka qenë e nevojshme. Fatkeqësisht, kur shikoj tani pas, vërej se ata i kanë perceptuar si tolerime të gjitha përpjekjet e mia për paqe dhe dialog”, deklaroi Khan.
“Përpjekjet për dialog kanë dështuar. Nuk ka asgjë që mund të bëjmë tani”, tha Khan.
Pasi ka nënvizuar se çështja më e rëndësishme aktualisht është jeta e 8 milionë njerëzve në Xhamu Kashmir, Khan tha se “Kemi shqetësime se do të ndodhë spastrim etnik dhe gjenocid”.
Ai potencoi se ata janë të shqetësuar që India do të përpiqet të legjitimojë veprimet e saj ushtarake kundër Pakistanit duke organizuar një operacion mashtrues (devijues) në Kashmir dhe se në këtë situatë ata do të kundërpërgjigjen.
“Po shikoni dy vende që posedojnë armë bërthamore, çdo gjë mund të ndodhë. Tensionet mund të rriten dhe kjo mund të jetë një situatë e frikshme për botën”, thekson kryeministri pakistanez.
Marrëdhëniet mes Indisë dhe Pakistanit u tensionuan sërish pasi India më 5 gusht anuloi nenin kushtetues që i njeh Kashmirit statusin e veçantë për më shumë se gjysmë shekulli.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...