BESA: Prokuroria të mos bie pre e presioneve politike

11:45 | 22 Gusht 2019
Arbresh.info

“Pas më shumë se një muaj presion publik për zbardhjen e skandalit më të madh të dëgjuar deri më sot që ka tronditur themelet e shtetit të së drejtës, gjatë ditë së djeshme edhe pse me vonesë përfundimisht e dyshuara për involvim në rastin “zhvatja”, prokurorja speciale Katica Janeva u privua nga liria dhe me këtë u mundësua zgjerimi i hetimit për rastin në fjalë. Tash Prokuroria Publike është para një sprove shumë të madhe që ka të bëjë me rikthimin e shtetit të së drejtës dhe funksionimin sistemit juridik, prandaj inkurajojmë Prokurorinë Publike që mos të bjerë pre e presioneve politike nga disa parti politike, dhe të vazhdojë hetimin e plotë deri në zbardhjen e plotë të rastit “Zhvatja” por njëkohësisht mos të fokusohet i gjithë kapaciteti hetimor vetëm në këtë rast por paralelisht të vazhdojnë hetimet edhe për raste tjera deri në zbardhjen e plotë të tyre”, thuhet në reagimin e Lëvizjes BESA.

Njëkohësisht, Lëvizja Besa apelon deri te prokurorët e Prokurorisë Publike Speciale, që leksionin që e morën nga rasti “zhvatja” ti shërbejë si mësim dhe udhërrëfyes që të jenë të kujdesshëm për angazhimin e tyre profesional në të ardhmen, prandaj urgjentisht duhet të dëshmojnë se vazhdojnë misionin e tyre për rikthimin e drejtësisë dhe nxjerrjen e gjithë kriminelëve dhe personave të inkriminuar në krim dhe korrupsion para drejtësisë./AlsatM/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme