Cristiano Ronaldo ka lavdëruar “rivalitetin e tij të shëndosh” me Lionel Messin, gjë që e ka bërë lojtari që është sot.
Sulmuesi i Juventusit ka qenë në një betejë të ashpër me argjentinas që një dekadë në përpjekje për tu njohur si futbollisti më i mirë në botë, transmeton portali arbresh.info.
Asgjë nuk i ndanë dyshen për shkak se të dy kanë fituar deri tani pesë Topa të Artë.
Dhe, Ronaldo e pranon se do të kishte pasur vështirësi për të arritur deri te niveli i tanishëm nëse nuk do të kishte njërin nga duelet më të mëdha personale për ta shtyrë drejt kësaj.
“Nuk kam dyshime që Messi më ka bërë një lojtar më të mirë dhe anasjelltas”, ka thënë portugezi për kanalin portugez TV1.
“Kur fitoj trofe sigurisht se i djeg atij dhe është e njëjta për mua kur ai fiton”
“E admiroj me të vërtetë karrierën që ai [Messi] ka pasur dhe nga ana e tij, ai tashmë ka folur rreth zhgënjimit kur unë jam larguar nga Spanja sepse ishte rivaliteti që ai e vlerësonte”
“Është një rivalitet i mirë por nuk është unik – Michael Jordan ka pasur rival në basketboll, pastaj Ayrton Senna dhe Alaian Prost në Formula 1. Gjëja e përbashkët që ata kanë pasur ka qenë se ishin rivalitete të shëndosha”
Pavarësisht rivalitetit të tyre, Ronaldo zbuloi gjithashtu se dyshja kanë pasur një raport të shkëlqyer në punë, transmeton portali arbresh.info.
Ai insiston se mund të shoh përfundimisht lulëzimin e gjithë kësaj kur dyshja të heqin dorë nga atletet.
“Kam një raport profesional të shkëlqyer me Messin sepse ne kemi ndarë të njëjtat momente për 15 vite”, ka thënë ai.
“Ne nuk kemi ngrënë asnjëherë darkë së bashku por nuk e shoh se kjo nuk mund të ndodhë në të ardhmen. Nuk shoh ndonjë problem në lidhje me këtë”, përfundoi Ronaldo./arbresh.info/
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...