Komuna e Prishtinës vendos pesë njësi të pemëve për pastrimin e ajrit

10:25 | 22 Gusht 2019
Arbresh.info

Komuna e Prishtinës, ka vendosur pesë njësi shtesë të pemëve për pastrimin e ajrit në sheshin “Zahir Pajaziti”.

Prezent në këtë ngjarje ishte kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili tregoi se si erdhi ideja e këtij projekti, raporton arbresh.info

Ahmeti tha se kjo ishte një grup studentësh për ti dal në mbrojtje ajrit.

“Para një viti kanë qenë disa studentë kanë ardhë me një ide, që te behet zgjidhja e luleve. E kemi vendose një të tille me i zëvendësua deri ne 100 drunj, ne që atëherë kemi porositë, i kemi porositë 9, 5 të tilla i kemi në shesh. Bimët janë nga prodhuesit vendorë”, tha Ahmeti

Ndërsa Dion Deva nga grupi i studentëve “Pema” tha se një gjë e tille filloi për shkak te nevojës.

“kjo nisi për shkak re nevojës, arritëm me kriju një model, problemi ishte dimrit dhe për këtë e krijuam produktin” tha Deva.

Veç tjerash u premtuan se ne Kryeqytet do të vijnë edhe lloje të tjera qe do zëvendësojnë shumëfishin e drunjëve./Arbresh.info/

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/2090290817940957/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme