Vazhdon aksioni i Inspektoriatit të Pyjeve dhe Mjedisit, në qarkun Dibër, për kontrollet e akseve rrugore, auto pyjore dhe ngastrave pyjore.
Te mbështetur nga Komisariatet e Policisë së qarkut Dibër, Bulqizë, Mat dhe Peshkopi janë bllokuar mjete me lëndë drusore dhe konkretisht natën e dt.21.8.2019 janë bllokuar 3 kamionë me lëndë drusore kontrabandë.
Mjetet janë ndaluar në zonën e Martaneshit dhe po vazhdojnë procedura administrative për kundravajtje në pyje. Zona ku janë pikasur makinat me lëndë drusore i përkasin zonës së mbrojtur, Ballenjë, Martanesh.
Ky aksion, sipas kryeinspektorit të qarkut Dibër, Lutfi Myftari, nuk do të ndaloj deri në eleminimin total të transportit të paligjshëm të lëndës drusore.
Inspektoriati i Pyjeve dhe Mjedisit i bën apel dhe banorëve të zonave ku ka prerje të paligjshme, që të jenë më bashkëpunues me Inspektoriatin e Pyjeve dhe Mjedisit, për frenimin e këtij fenomeni./tch/
Jaha: Më 9 shkurt LDK-ja do të rikthehet si partia e parë në...
Katër vitamina dhe minerale të nevojshme për çdo shqiptar
“E di që do të na mungoj”, Arioni flet i përlotur pas largim...
Francë/ Teleferiku përplas stacionin e mbërritjes, 8 persona...
Gresa, Sara dhe Ana hamendësojnë për arsyen e daljes së Dian...
Kura kundër kolesterolit dhe dhimbjes së kyçeve, ja si ta pë...