E dënoi, serbi sulmon policen

08:56 | 22 Gusht 2019
Arbresh.info

Një zyrtare policore është sulmuar nga një person pasditen e se mërkurës në Graqanicë.

Sipas raportit të policisë së Kosovës viktima është serbe ndërsa është sulmuar nga një person i dyshuar po ashtu serb derisa po qëndronte në postë, shkruan arbresh.info.

Në raport thuhet se sulmuesi gjatë sulmit ka përmendur një dënim që i ka shqiptuar viktima.

“Viktima femër K/Serbe zyrtare policore ka njoftuar se derisa ka qenë në postë është sulmuar fizikisht nga një i dyshuar K/Serb. Sipas viktimës gjatë sulmit ankuesi e ka përmendur një dënim që viktima i kishte shqiptuar më herët të dyshuarit’, thuhet në raport.

I dyshuari pas arrestimit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbjatje./Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme