Aleksandar Vuçiq është takuar me sekretarin amerikan të shtetit, Mike Pompeo në Nju Jork, e pas këtij takimi presidenti serb ka thënë se kanë mbështetjen e SHBA-së për heqjen e taksës.
E, njohësit e rrethanave polikë në vend vlerësojnë se presidenti Vuçiq për konsum të brendshëm politik ka pohuar që Serbia e ka mbështetjen e SHBA-së për heqjen e taksës por nuk ka treguar për çështjet që janë shumë të ndjeshme për Serbinë, siç është tema e te zhdukurve e deri te njohja e shtetit të Kosovës.
Analisti politik Leon Duhanaj vlerëson se Vuçiq dhe Serbia do të mundohen me e nxjerrë me të mirën për ta në këtë dialog.
“Vizita e presidentit të Serbisë Vuçiq, për mendimin tim është e bazuar në ftesën amerikane dhe, që ka funksion të marrjes së instruksioneve për të ardhmen e dialogut Kosovë Serbi. Natyrisht se Vuçiq dhe Serbia do të mundohen me e nxjerrë me të mirën për ta në ketë dialog. Për mendimin tim, në këtë drejtim kanë bërë hapa të mëdha duke u rikthyer si akter në tavolinën ku flitet për fatin e Kosovës. Kjo ka ndodhur për shumë arsye edhe si rezultati i aktivitetit diplomatik të dyre, por me shumë si rezultat i dështimeve të palës kosovare në të gjitha segmentet. Merreni me mend dhe bënë një krahasim ku qëndron sot Kosova në nivelin diplomatik. Pra është me keq se zero është me keq se keq. Jemi të përfaqësuar aq jodenjësisht sa që kemi krijuar neveri në çarqet ndërkombëtare”.
Duhanaj thotë se taksa nuk është faktori kyç, por ka shërbyer që të ndalën disa procese të pakontrollueshme.
Ai thotë se nëse dëshirojnë të shpëtojnë diçka, duhet t’i vendosin interesat kombëtare mbi ato partiake, klanore dhe personale dhe të bashkohen rreth projektit të shpëtimit të asaj çfarë ka mundësi.
“Në anën tjetër kemi dështimet e brendshme. Ne nuk arritëm të ndërtojmë mekanizma të mirëfilltë shtetërorë. Ndërtuam klane të bazuara në modelet feudale. Nuk ndërtuam raporte partneriteti me shtetet me të mëdha që kanë rol përcaktues në politikat globale por ndërtuar marrëdhënie varësie me oligark që tashme bota demokratike i ka në listën e eliminimit siç është Erdogan. Tani më Kosova do të përballët me vendimet të cilat do të kenë bazë në kompromiset e radhës. Se sa do të jetë shkalla varët shumë nga përbërja e koalicionit të ardhshëm. Shqiptarët, nëse dëshirojnë të shpëtojnë diçka, duhet t’i vendosin interesat kombëtare mbi ato partiake, klanore dhe personale dhe të bashkohen rreth projektit të shpëtimit të asaj çfarë ka mundësi. Për mendimin tim taksa nuk është faktori kyç, por ka shërbyer që të ndalën disa procese të pakontrollueshme”.
Tutje tha se, deklaratat e Vuçiqit për taksën mund të jenë të vërteta, por ata mund të kenë marrë edhe obligime që të heqin dorë nga diplomacia kundrejt shtetësisë së Kosovës.
“Tani, deklaratat e Vuçiqit për taksën mund të jenë të vërteta, por ata me siguri kanë marrë edhe obligime që të heqin dorë nga diplomacia kundrejt shtetësisë së Kosovës. Për mendimin tim, pala kosovare do të detyrohet ta pezulloj taksen. Por do duhej që paraprakisht të detyrohej Serbia që të deklarohet çartë se nuk do ta pengoj rrugëtimin e Kosovës ne arenën ndërkombëtare. Kjo kishte me qenë fitore diplomatike e Kosovës, karshi Serbisë. Për t’u arritur një gjë e tillë, kërkohet një përfaqësim i denjë diplomatik i Kosovës, jo ai çfarë e kemi dhe një qeveri stabile e kredibile e cila ka mision dhe vizion të çartë për të ardhmen”, tha Duhanaj.
Ndërsa, analisti politik Fatmir Sheholli ka thënë se, Vuçiq për konsum të brendshëm politik ka pohuar qe Serbia e ka mbështetjen e SHBA-së për heqjen e taksës.
“Presidenti Vuçiq për konsum të brendshëm politik ka pohuar qe Serbia e ka mbështetjen e SHBA-së për heqjen e taksës por nuk ka treguar për çështjet që janë shumë të ndjeshme për Serbinë, siç është tema e te zhdukurve e deri te Njohja e shtetit te Kosovës. Nuk është kurrfarë fshehtësie qe SHBA dhe shtetet e Quinitit po kërkojnë nga Kosova suspendimin e taksës andaj Vuçiq vetëm ka vazhduar me manipulimin e opinionit serb me qellim që të fsheh saktësisht çështjen kruciale e që është heqja e Kosovës nga preambula e kushtetutës së Serbisë”, tha Sheholli.
Ndryshe, janë bërë nëntë muaj që kur Qeveria e Kosovës kishte marrë vendim që për prodhimet e Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës të vendosë taksën doganore prej 100 për qind.
Vendimi i Qeverisë së Kosovës për taksën doganore, fillimisht ishte 10 për qind, ndërsa nga nëntori i vitit të kaluar kjo taksë është rritur në 100 për qind.
Ky vendim i Qeverisë Haradinaj ishte kundërshtuar ashpër nga Bashkimi Evropian si dhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilët edhe kishin kërkuar që taksa të pezullohet. Sipas tyre, masa e vendosur për këto dy shtetet nuk do t’i sillte përfitime Kosovës./A.Zeka/Arbresh.info/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...