Pas raportimeve se Resul Sinani do të aderoj në AAK, ish – zyrtari i Nismës ka ardhur me një status në Facebook.
Ai ndonëse nuk e ka pranuar kalimin në AAK, ka shkruar se shpejt do ta bëjë publik vendimin e tij.
Njoftimi i plotë:
Te nderuar miq,
Prej vitesh, jeni te shumte ju qe me keni nxitur dhe inkurajuar ne nje menyre a nje tjeter qe te behem pjese e politikes. Sigurisht, keni pare tek une potencial qe mund te jap per te miren e vendit. Gjithmone ju kam thene se do te hyj ne politike ne momentin kur politika do te kete nevoje per njerez si une dhe kur une nuk do te kem fare nevoje per politiken! Ky moment ishte kur objektivat e mia jetesore per karriere ne televizion (media) i kisha permbushur, pra pas 19 vjetesh karriere mediatike-televizive dhe kur objektivat e mia per avancim akademik do te jene te permbushura, pra kur do te perfundoja Doktoraturen. Ne ate moment, une mund te mendoja per politiken, sepse kurre nuk kam dashur qe ta perziej gazetarine me politiken njekohesisht, por ta perfundoj njeren per te vazhduar me tjetren.
Ne nje moment te tille, kur une isha i punesuar ne dy vende pune te respektuara dhe gezoja te ardhura te sigurta dhe te rregullta nga te dyja punet, per shume ke do te ishte realizimi i endrres dhe nuk do te levizte nga aty, nuk do te provonte nje gje te tille duke rrezikuar gjendjen materiale te veten dhe te familjes duke lene njeren pune apo njerin burim te te ardhurave. Mirepo, pavaresisht kesaj, une degjova thirrjen time te brendshme se duhet ta ndermerrja hapin e radhes per t’u aktivizuar politikisht. Sepse, ne rrethanat ne te cilat ndodhet vendi yne, nuk mund te behesha cinik dhe indiferent dhe te vajtoja dite e nate ne FB apo neper tavolina ndejash me miq, por i dhash fund karrieres 19 vjecare ne televizion, apo sic kam thene me shaka shpesh u pensionova, dhe u inkuadrova ne NISMA Socialdemokrate per te dhene kontributin tim per shtetin dhe shoqerine.
Per largimin nga NISMA nuk dua te flas, por vec dua te them se ajo periudhe rreth nje vjecare ka qene periudha pergjate se ciles kam perjetuar shume emocione nga te dyja ekstremet, nga ato qe me kane dhene lumturine me te madhe ne jete deri tek ato qe me kane dhene zhgenjimet me te medha te jetes. Aktivitetet e shumta politike, vizitat neper dege ane e kend Kosoves dhe kontaktet me shume anetare dhe simpatizante te NISMA-s me kane bere qe te shoh nje Kosove tjeter nga ajo qe shumekush e sheh vetem permes mediave dhe permes rrjeteve sociale, me kane mundesuar qe ta njoh dhe shoh Kosoven e vertete, me kane bere qe te rritet dashuria per Kosoven dhe njerezit e mire te saj nga te kater anet. Kjo periudhe nuk me ka ligshtuar, nuk me ka bere qe te pendohem, por perkundrazi me ka bindur qe kam marre vendimin e duhur dhe do te vazhdoj te ndjek endrren per te dhene kontributin tim ne te mire te vendit, ne te mire te shtetit, per ta bere Kosoven tone nje vend me te mire per te gjithe, per mua, per ty, per femijet e mi dhe femijet e te gjithe Kosoves.
Per nga bindjet e mia politike, te gjithe ju qe me njihni per se afermi e dini se jam Liberal dhe duke qene i tille sa e kam te veshtire te bashkejetoj po aq e kam te lehte qe te pershtatem per te bashkejetuar politikisht me parti te djathta e te majta (por qe ne fakt jane te paprofilizuara qarte). Pas largimit nga NISMA ne forma dhe nivele te ndryshme kam komunikuar me parti te ndryshme dhe fare lehte kam mundur te rreshtohem ne secilen prej tyre, por une do te jem vetem ne njeren. Me te tjerat do te jemi rivale dhe kundershtare politike dhe ne rrethana te vecanta do te mund te jemi ne ekipe te perbashketa qeverisese ose opozitare per te punuar ne permbushjen e objektivave te perbashketa ne te mire te shtetit dhe shoqerise. Jam i vetedijshem se skena jone politike eshte shume e ndotur dhe ne vend te debatit permbajtjesor shpesh ka nje degradim te nivelit te komunikimit deri ne ekstrem, por ashtu sic kam qene gjithmone dhe sic me njihni ashtu edhe do te vazhdoj te jem per Liri te Shprehjes dhe te Mendimit, por kunder fyerjeve ad hominem te rivaleve politike.
Dinamika e zhvillimeve te fundit politike, pas doreheqjes se Kryeministrit Haradinaj, kane bere qe une te marr vendimin tim me shpejt nga qe e kisha menduar dhe te rreshtohem politikisht per te dhene kontributin tim gjate fushates, me synimin dhe bindjen e thelle se kam bere zgjedhjen e duhur dhe prej aty mund te jap kontributin tim per nje Kosove me te mire per te gjithe!
E di se ju intereson ne cilen parti?!
Shpejt do ta kuptoni.
Naten ?
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...