Nora Istrefi pozon pa makijazh, vë në pah dukjen natyrale

23:50 | 21 Gusht 2019
Arbresh Info

Këngëtarja e estradës shqiptare, Nora Istrefi, është mjaft e ndjekur në rrjetet më të frekuentuara sociale.

Në atë Instagram ajo numëron mbi 900 mijë ndjekës, teksa nuk i kursen imazhet dhe videot e ndryshme, përfshirë edhe ato nga përditshmëria.

Këtë ditë, 33-vjeçarja ka ndarë me fansat disa fotografi pa makijazh, e cila tregon pamjen e saj natyrale.

Krahas dukjes, Nora vazhdon të jetë aktive edhe me projekte muzikore, e që të fundit këngë e lansoi para pak javësh.

Ajo bashkëpunoi me kompozitorin Irkenc Hyka dhe ky projekt në platformën YouTube ka kaluar mbi tre milionë klikime.

Përndryshe, Nora ka vite që është pjesë e skenës shqiptare dhe tashmë pëlqehet mjaft shumë për stilin muzikor të saj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme