Google ADS

Britney Spears e zhgënjyer nga njerëzit: Ndihem vetëm!

23:31 | 21 Gusht 2019
Arbresh Info

Këngëtarja e njohur Britney Spears ka kaluar një periudhë të vështirë sa i përket shëndetit të saj mendor dhe diçka e tillë ka ndikuar që ajo të mos ketë më besim tek njerëzit.

Përmes disa postimeve në rrjete sociale Britney është shprehur se e ka humbur besimin tek njerëzit pasi shumë prej tyre nuk janë të vërtetë.

Ajo ka vijuar duke thënë se ndihet e vetmuar dhe shoqërohet me shumë pak persona.

“Të jetosh në Los Angeles është një udhëtim i vërtetë. Asnjëherë nuk e di kujt t’i besosh dhe disa njerëz mund të jenë fals. Unë kam një rreth shumë të vogël me miq dhe thjesht bëj atë gjë që më bën mua të lumtur”, -është shprehur këngëtarja.

Gjithashtu ka vendosur se do të shmangë komentet negative të njerëzve në rrjete sociale pasi ndihet keq.

Më pas në këtë postim ka komentuar edhe partneri i saj, i cili ka thënë se njerëzit e kanë zili për atë që Britney ka arritur dhe për këtë arsye komentojnë negativisht./Opinion.al/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme