Tifozët e klubit serb Crvena Zvezda kanë sulmuar shqiptarët në qytetin Bern të Zvicrës, ku ishin mbledhur për të përcjellur ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndërmjet skuadrës serbe dhe asaj zvicerane Young Boys.
Gjatë një shëtitje në sheshin e Bernit, tifozët e klubit serb që njihen për krime dhe vandalizëm, kanë hedhur kanaçe të birrave në drejtim të një ndërtese në të cilën gjendeshin shqiptarët e Kosovës.
Përveç kësaj, serbët kanë brohoritur edhe kanë kënduar këngë nacionaliste dhe shoviniste si “Kosova është Serbi” dhe fyerje tjera.
Ndërsa, mediet serbe shkruajnë se ishin shqiptarët ata që provokuan të parët.
Pas një përplasjeje më të ashpër, kanë ndërhyrë policia zvicerane.
https://www.youtube.com/watch?v=jpkzJgfPkKw
Konjufca: Luftimi i dhunës në familje dhe bazë gjinore është...
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Kurti: Puna për një shoqëri gjithëpërfshirëse po vazhdon, ar...
Pasivizimi i adresave në Luginë drejt Gjykatës së Strasburgu...
Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë – arrestohen katë...
Tre persona vdesin në një aksident pasi GPS-i ia huqi rrugës