Tre nga aktoret më të bukura dhe më të suksesshme të hollivudit janë bërë bashkë në një produksion kinematografik.
Promo e filmit “Bombshell” u publikua në YouTube dhe në të luajnë aktoret Charlize Theron, Nicole Kidman dhe Margot Robbie.
Charlize Theron dhe Nicole Kidman janë shndërruar në gazetaret Megyn Kelly dhe Gretchen Carlson, ndërsa Margot Robbie luan një personazh jo real, një producentë lajmesh të quajtur Kayla Pospisil.
Filmi, i cili është kandiduar që tani për Oscar nga kritika, vjen me regji të Jay Roach, i cili në veprat e tij më të njohura rendit “Austin Powers” dhe “Meet the Parents”.
Ndërkohë nuk është hera e parë që skandali që shpërtheu në Fox News ku u dorëhoq CEO Roger Alies në korrik 2016 përfshihet në një projekt të tillë.
Në qershor të 2019-tës u transmetua një miniserial televiziv “The Loudest Voice” ku Russell Crowe luante rolin e Ailes ndërsa Naomi Watts atë të Carlosn.
‘Bombshell’ pritet të dalë në kinema më 20 dhjetor të këtij viti./Opinion.al/
“Të ndalohen telefonat”, Rama: Kontrolle në hyrje dhe dalje ...
Vdes në moshën 112-vjeçare njeriu më i vjetër në botë
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...