Një diplomate e lartë kroate është pezulluar nga puna dhe nga Berlini është kthyer në vend.
Ngjarja ka ndodhur për shkak të një postimi në Facebook, që është cilësuar si “racist, ksenofobik dhe homofobik”, transmeton portali arbresh.info
Krahas pamjeve të plazheve me rërë në bregdetin e Adriatikut, Elizabeta Madjarevic shkroi në anglisht: “Evropë e pastër dhe autentike. Thjesht evropianët e bardhë ashtu si dikur ishin vetëm 30 vjet më parë në tërë Evropën. Dikush do të mendojë se kjo nuk është më e mundur, por për fat të mirë është. ”
Sekretarja e parë e ambasadës së Kroacisë në Berlin kishte postuar edhe më parë në lidhje me lajmet për LGBT, duke përfshirë edhe disa komente te një grup i krishterë i krahut të djathtë.
Në lidhje me komunitetin LGBT, ajo shkroi “nëse është e mundur që të hiqet qafe ky imoralitet dhe këto çrregullime psikologjike”.
Ajo gjithashtu kishte raportuar të ketë shkruar për një “axhendë islamizimi” në Evropë dhe ka akuzuar Gjermaninë për “mungesë kulturore” pasi Angela Merkel tha se Islami ishte një pjesë integrale e Gjermanisë moderne, sipas faqes së internetit kroate të lajmeve Index.hr.
Media kroate pretendon se ajo kishte “përhapur pikëpamje raciste, ksenofobike dhe homofobike”.
Llogaria e saj në Facebook është fshirë, ndërsa ajo vete raportohet të ketë thënë se llogaria e saj është hakuar./arbresh.info/
Veliaj thirrje studentëve: Rezervoni online dhomën e konvikt...
Mbi 3.000 të vrarë në Liban gjatë 1 viti lufte mes Izraelit ...
Bislimi: Shkalla e papunësisë ka rënë nga 23.8% në 10.8%
E kapën me forcë Sarën për ta hedhur në pishinë – Del klipi ...
“Ndryshimi po vjen”, Abdixhiku ia rikujton Kurti...
Jonida Vokshi: Çdo dalje time nga sonte ia dedikoj engjëllit...