Mbrojtësi i djathtë, Elseid Hysaj, vlerësohet të jetë futbollisti më i shtrenjtë te Kombëtarja e Shqipërisë, edhe pse vlera e tij pësoi rënie nga viti i kaluar.
Elseid Hysaj vlerësohej me 25 milionë euro vitin e kaluar, teksa në qershorin e këtij viti vlera e tij pësoi rënie për 2 milionë euro, nga 25 në 23 milionë euro, shkruan Gazeta Metro.
Megjithatë, 25 vjeçari vazhdon të jetë futbollisti më i shtrenjtë i Kombëtares shqiptare, duke lënë prapa Thomas Strakoshën, vlera e të cilit është 20 milionë euro.
Por, a e keni menduar ndonjëherë se në cilën pozitë renditet ai nga të gjithë mbrojtësit e krahut të djathtë në mbarë botën? Sipas faqes së specializuar për vlerën e futbollistëve në tregun e transferimeve ‘Transfermarkt’, Elseid Hysaj renditet i 19’i. Mbrojtësi i Liverpoolit, Trent Alexander-Arnold, vlerësohet si mbrojtësi i djathtë më i shtrenjtë me një vlerë prej 80 milionë eurove në tregun e transferimeve.
Kujtojmë se te skuadra e tij, Napoli, Hysaj renditet si futbollisti i 10’të më i shtrenjtë.
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...
Rutte flet me Erdoganin për situatën e sigurisë në Kosovë