Pamje: Policia zvicerane të shtëna paralajmëruese ndaj tifozëve serbë të Zvezdës

22:07 | 21 Gusht 2019
Arbresh Info

Policia zvicerane është detyruar të shkrep plumba paralajmërues ndaj tifozëve të dhunshëm dhe homofobikë serbë para ndeshjes kualifikuese për Ligën e Kampionëve mes Young Boys dhe Crvena Zvezdës të mërkurën mbrëma.

Një grup i madh i tifozëve serbë të Zvezdës ka shkaktuar kaos dhe dhunë rrugës drejt stadiumit para ndeshjes që nisi në orën 20:45, sipas mediave zvicerane, transmeton Gazeta Express.

Policia në Bern ka konfirmuar se i është dashur të shtjerë disa herë në ajër për ta qetësuar situatën.

Raportohet për një person të lënduar gjatë dhunës, e cila kishte nisur afër një objekti pasi tifozët homofobikë serbë kishin reaguar ndaj një flamuri të LGBT-së që ndodhej aty.

Të shtënat paralajmëruese të policisë kanë bërë që marshi i tifozëve të përfundojë dhe ata të futen në stadium.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme