Google ADS

Behgjet Pacolli takohet me aktivistët e AKR-së në Kamenicë

20:19 | 21 Gusht 2019
Arbresh.info

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka vizituar sot qytetin e Kamenicës.

Përmes një postimi në Facebook, Pacolli bëri të ditur se ishte takuar me aktivist dhe udhëheqës të degës së AKR-së, shkruan arbresh.info

Ai gjithashtu ka përmendur edhe projektin për ndërtimin e Hidro-sistemit Kikë-Kremenatë, ku ka thënë se do të përfundohet shumë shpejt./Arbresh.info

Postimi i plotë i Pacollit:

Në Kamenicë takova aktivistë e udhëheqës të degës së AKR-së me të cilët biseduam për situaten e fundit politike në vend.

Kamenica në këtë mandat qeveritar ka pasur fatin të këtë ministrin e tyre nga radhet e AKR-së, Fatmir Matoshi, i cili ka përfaqësuar denjësisht interesat e qytetarëve të kësaj ane.

Shumë projekte që janë realizuar dhe kanë filluar në këtë komunë janë rezultat i angazhimit dhe punës së mirë të Ministrit Matoshi dhe ministrive tjera që udhëheq AKR.

Projekti madhor dhe jetik për Kamenicën “Ndërtimi i hidro-sistemit Kikë-Kremenatë” do të jetësohet pa vonesa.

Image may contain: one or more people, people sitting and indoor

Image may contain: 4 people, people sitting, table and indoor

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme