Çifti i njohur turk në pritje të fëmijës së dytë

18:55 | 21 Gusht 2019
Arbresh Info

Çifti i njohur turk po presin të bëhen prindër për të dytën herë.

Aktorët Bergüzar Korel dhe Halit Ergenç janë në pritje të ëmbël, shkruan lajmi.

Lajmin e gëzueshëm e ka konfirmuar bukuroshja turke, aktorja shumë e dashur për publikun ku edhe ka treguar se çdo gjë po shkon mjaft mirë.

“Çdo gjë po shkon mirë. Ashtu siç e keni kuptuar nga mediat, ne po e presim fëmijën e dytë. Ndjenjë e bukur, e veçantë. Lutem që të gjithë femrat ta përjetojnë këtë ndjenjë”, është shprehur Bergüzar e cila për shqiptarët njihet me rolin e Sheherzades në një prej telenovelave turke.

Berguzari dhe Haliti janë të martuar prej vitesh dhe e kanë një djalë i cili quhet Ali.

Të dy aktorët për publikun shqiptar njihet me rolet që kanë pasur në serialin “1001 Netë”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme