Google ADS

Bebe Rexha në hall me peshën

13:32 | 21 Gusht 2019
Arbresh Info

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe rexha, ka pak ditë që ka nisur turneun e saj të koncerteve me Jonas Brothers.

Ajo duket shumë entuziaste teksa performon para publikut, mirëpo kilogramët e tepërt vazhdojnë të përbëjnë pak problem për të.

Këtë gjë, ajo e ka bërë të ditur së fundmi edhe përmes një postimi të bërë në Twitter, të cilin më pas të njëjtin e ka shpërndarë edhe në InstaStory.

Foto: Bebe Rexha/InstaStory

“Zemra ime dëshiron pica, por kofshët e mia jo”, ka shkruar artistja shqiptare në llogarinë personale në Twitter.

Kujtojmë që e njëjta këtë vit është baallafaquar me mjaft probleme sa i përket peshës, teksa doli hapur me një video në janar duke treguar se si shtëpitë e mëdha të modës, kishin refuzuar dizajnimin e fustanit të saj për në “Grammy”, për shkak të përmasave.

Bebe Rexha (Foto: Emma McIntyre/Getty Images/Guliver)

Sido që të jetë, këngëtarja shqiptare duket gjithsesi bukur në thuajse çdo paraqitje të saj dhe merr komplimente të vazhdueshme nga fansat. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme