Google ADS

Nissan tregon pjesët që do t’ia largojë modelit të ri

13:01 | 21 Gusht 2019
Arbresh Info

Shumë ndryshimë do të pësojë Nissan Juke, duke filluar nga pjesa e përparme që do t’i largohet në tërësi.

Deri tani, e kemi ditur se Nissan Juke i ri do t’i nënshtrohet procesit të ndryshimit, mirëpo asnjëherë nuk është treguar në saktësi se në çfarë po punohet

Në imazhet e shfaqura, modeli i ri shfaqet i kamufluar, derisa kompania tregon pjesët që do t’ia largojë.

Megjithëse dukej çuditshëm, pjesa e përparme ishte mjaft e pëlqyer, por që më nuk do ta shohim te kjo makinë. Njëjtë ndodhë edhe në fryrjet e pjesës së pasme, si dhe mbrojtëseve mbi rrotë.

Por, Nissan Juke vazhdon të jetë një makinë sportive dhe me tre shtator do ta shohim në tërësi, me një stil që pritet ta ketë shumë të mirë. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme