Ylli i ri i Real Madridit, Eden Hazard, do të mungojë në tri ndeshjet e para të sezonit 2019/20 të La Ligës, mirëpo ai do të kthehet në fushën e blertë me Kombëtaren e Belgjikës, para se ta bëjë debutimin e tij në ligën spanjolle.
Eden Hazardi do të bëjë debutimin e tij me Real Madridin në La Liga në ndeshjen e 14 shtatorit, kundër Levantes në “Santiago Bernabeu”, transmeton Gazeta Express.
Lëndimi që e pësoi gjatë stërvitjeve me “Los Blancos” bëri që Hazardi të mungojë në ndeshjen e parë të sezonit të ri të La Ligës, kundër Celta Vigos. AS raporton se ai do të mungojë edhe në dy ndeshjet e radhës, kundër Valladolidit dhe Villarrealit.
Sulmuesi i ri i Real Madridit e pësoi një lëndim muskulor vetëm pas ditë para se të zhvillohej ndeshja hapëse e La Ligës kundër Celta Vigos. Edhe pse “Los Blancos” nuk e zbuluan datën e saktë të kthimit të belgut, tri deri në katër javë do të jenë të mjaftueshme për të për t’u rikuperuar.
Kështu që, Hazardit pritet t’i jepet leja për të marrë pjesë në dy ndeshjet e Kombëtares së Belgjikës në muajin shtator, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2020. Këto dy ndeshje do t’ia jepnin Hazardin një formë më të mirë për ndeshjen kundër Levantes.
Lëndimi i Hazardit u erdhi si befasi disa prej bashkëlojtarë të tij. Portieri Thibaut Courtois tha se nuk e kishte kuptuar që belgu është lënduar.
“Unë as nuk e kuptova gjatë seancës stërvitore dhe u habita kur nuk e pashë at
ë në listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjen. Megjithatë, ai do të kthehet së shpejti”, ka thënë bashkëkombësi belg, Courtois.
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Kurti sot pret në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë s...
Konjufca sot pret në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedonis...
Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...