A e keni vërejtur se shumë njerëz skuqen në fytyrë kur konsumojnë sasi të mëdha të alkoolit?
Dhe për shumicën kjo nuk ka të bëjë me turpin apo temperaturat e larta.
Kjo është një gjendje e cila njihet si reaksioni i skuqjes ndaj alkoolit.
Në nivel mjekësor, alkooli nuk është i dobishëm për askënd.
Ka dëshmi që sugjerojnë se një gotë verë e kuqe në mbrëmje është pozitive, një gotë birrë pas ushtrimeve ia vlen dhe se pak uiski ndihmon në trajtimin e ftohjes.
Por, secili ekspert në botë është kundër konsumimit të madh të alkoolit.
Shkencëtarët thonë se efektet anësore përfshijnë skuqjen e lëkurës, marramendje, dhimbje të kokës dhe rrahje të shpejtë të zemrës.
Shkaktari i skuqjes së fytyrës është diçka që quhet acetaldehid. Është toksik dhe kanserogjen.
Kur konsumojmë alkool, mëlçia i shndërron përbërësit në acetat, i cili është shumë më i sigurt.
Ata që vuajnë nga skuqja e lëkurës si pasojë e konsumimit të alkoolit kanë trupa të cilët e kryejnë shumë më ngadalë atë konvertim.
Tek ata persona, acetaldehidi qëndron më gjatë në trup dhe kështu janë më të rrezikuar nga efektet e dëmshme të alkoolit.
Për momentin ky reaksion nuk ka ndonjë ilaç shërues dhe besohet se 1/3 e njerëzve vuajnë nga ky problem. /Telegrafi/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...