Google ADS

Filluan punimet në rrugën Budisalc – Zllakuqan

12:03 | 21 Gusht 2019
A. B.

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj, të mërkurën mori pjesë në fillimin e punimeve në rrugën Budisalc – Zllakuqan i Klinës, investim i MIT.

Ministri Pal Lekaj, i premtoi kryetarit Elezi dhe banorëve të Klinës, se prioritet i dikasterit që ai drejton vazhdon të mbetet zhvillimi i infrastrukturës në fshatra, në mënyrë që të krijohen mundësi më të mira për zhvillim të ekonomive të tyre dhe qarkullim më të lehtë e më të lirë të njerëzve dhe mallrave.

Rruga Budisalc – Zllakuqan është e gjatë mbi 8.6 kilometra, të cilin MIT e financon me 367 mijë euro, në kuadër të memorandumit me komunën e Klinës. /arbresh.info/

Të ngjashme