Google ADS

I prangosur, Kostandin Xhuvani i jep lamtumirën të atit

21:38 | 20 Gusht 2019
Trina Galanxhi

Ditën e sotme, rreth orës 14.00 është përcjellë për në banesën e fundit regjisori i njohur Gjergj Xhuvani. Trupi i të ndjerit u soll në Shqipëri mëngjesin e sotëm dhe ceremonia mortore ishte private e mbajtur nga familja dhe miqtë e regjisorit.

Në ceremoninë mortore mori pjesë edhe djali i regjisorit, Kostandin Xhuvani, i cili kishte fituar lirinë për disa minuta, për t’i dhënë lamtumirën babait të tij, i cili humbi jetën në Romë teksa po xhironte filmin e radhës.

Konstandin Xhuvani, i dënuar me 35 vite burg për vrasje të 4-fishtë ka ndryshuar disi në pamje. Siç shihet edhe nga fotot e realizuara nga LSA, i riu u shoqërua në ceremoninë mortore nga efektivë të policisë dhe gjatë gjithë kohës ka qëndruar i prangosur.

Për një moment Konstandini shikohet teksa shtrëngon duart me motrën e tij, e cila gjithashtu ka kapur duart e nënës, Luiza Xhuvanit.

Kujtojmë se Gjergj Xhuvani humbi betejën me sëmundjen e rëndë që e mundonte prej vitesh, një javë më parë në Romë, në moshën 56 vjeç dhe pas ka lënë një mori punësh të suksesshme.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme