Prestigjozja “Daily Mail” shkruan për skandalin me turistët spanjollë në Shqipëri

19:30 | 20 Gusht 2019
A. B.

Ditët më parë pronari i një lokali në Jug të Shqipërisë, Mihal Kokëdhimën sulmoj disa turistët spanjoll që kishin ardhur për pushime.

Sulmi që Mihal Kokëdhima u ka bërë turistëve spanjollë që kishin ardhur në plazhin e Vlorës, ka tronditur opinionin.

Ndërsa edhe një prej mediumeve më prestigjioze në botë ‘Daily Mail’ i ka kushtuar një artikull ngjarjes së ndodhur në bregdetin shqiptarë.

‘Daily Mail’ ka publikuar videon e skandalit ku pronari i një lokali në Porto Palermo, Mihal Kokëdhima, është hedhur me trup furgonit ku udhëtonin turistët dhe teksa automjeti është në lëvizje, ku ai vazhdon ta godas me grushte xhamin e përparmë.

Në videon që ka publikuar ‘Daily Mail’ është shpjeguar e gjithë ngjarja duke e quajtur si ngjarje shokuese sjelljen ndaj turistëve spanjoll.

https://www.facebook.com/DailyMail/videos/2365045627050984/?t=0

Kujtojmë që ndaj 55 vjeçarit nga Shqipëria është vendosur masë arrest, ndërsa restauronit ‘Panorama’ që ishte në pronësi të tij është mbyllur.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme